1258f6ce 92ff 4c66 abae 17c3144a5844 696x464

Shqipëria përmbylli me sukses vlerësimin e GRECO-s për angazhimin intensiv në parandalimin e korrupsionit në qeverisjen qendrore dhe forcat e sigurisë.

Gianluca Esposito, drejtor i përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës, tha se qëllimi i GRECO është që të ndihmojë vendet anëtare për të “ngritur një sistem që parandalojë korrupsionin për para se të lindë”.

“Jemi këtu për të shënjuar botimin dhe përfundimin e suksesshëm nga ana e Shqipërisë të raundit të pestë të vlerësimit të GRECO-s. Ndoshta për të bërë një hap prapa për një moment për të treguar se çfarë bën GRECO, mbështet shtetet anëtare dhe jo vetëm shtetet tona anëtare, sepse kemi edhe dy vende që nuk janë shtete anëtare, palë të Këshillit të Evropës që janë në GRECO, që janë Kazakistani dhe SHBA, pra i ndihmon këto vende për të ngritur sisteme të cilat parandalojnë korrupsionin para se të lindë”, tha Esposito.

Esposito tha se Shqipëria i ka plotësuar masat për të parandaluar korrupsionin në dy pjesë të administratës publike.

“Ky është realiteti, me korrupsionin humbasim të gjithë, humbet shoqëria. Si të ngremë sistem në sistemin publik në mënyrë që korrupsionin të mos shfaqet së pari? Parandalimi është kyç do të thoja dhe raundi i fundit i vlerësimit që përqendrohet tek parandalimi në institucionet e qeverisjes qendrore dhe autoritete shqiptare, këto autoritete kanë ngritur një sistem i cili është gjerësisht në përputhje me standardet e GRRECO. Pse është i rëndësishëm parandalimi? Sepse në thelb askush nuk është imun ndaj korrupsionit, shpesh dëgjoj që njerëzit thonë se në këtë vend apo në atë vend korrupsioni është i pranishëm, por mund t’ju siguroj se duke bërë këtë punë prej një kohe të gjatë mund të them se korrupsioni nuk është çështje kombësie, pasaporte, apo pozite gjeografike, por thelbësisht një çështje e integritetit personal dhe e sistemeve që e ndalojnë atë. Të gjithë ne mund ta ndalojmë këtë në institucione, kjo nuk është çështja në vetvete, çështja është është si ta mund ta trajtojmë këtë situatë në mënyrë që mos të bëhet vepër korrupsioni. Shqipëria i ka plotësuar këto masa për të parandaluar korrupsionin në dy pjesë të administratës publike”, u shpreh Esposito.

Sipas tij, kur ka vullnet politik reformat mund të bëhen, ndërsa shtoi se ky sukses i sotëm nuk duhet të shihet i izoluar, pasi është pjesë përbërëse e reformave që po ndodhin në Shqipëri.

“Kjo punë në ekip këtu dhe në Strasburg ka funksionuar shumë mirë. Tregon se kur ka vullnet politik për të kryer reforma, reformat ndodhin dhe ky është çelësi i vërtetë. Në momentin që ka një vullnet politik, ka një dëshirë të politikës për t’i ndërmarrë këto reforma, në çdo vend ata ndodhin dhe bëjnë dallimin në vet vendin. Ky sukses i sotëm nuk duhet të shihet si i izoluar, sepse është pjesë përbërëse e të gjithë reformave që po ndodhin në Shqipëri, në gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit, të pastrimit të parave, është pjesë përbërëse e të gjithë reformave që do të mbështesin Shqipërinë, shpreson në aspiratën e saj në BE”, tha Esposito.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights