Tre policë brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen
ditën e sotme nga forcat Kobra të
Serbisë.
Policia
e Kosovës ka bërë të ditur se në thellësi të territorit të Republikës së
Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë rrëmbyer tre
zyrtarë kufitarë patrullues.
ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve
speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Bëhet
fjalë për policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.
Tre
pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, janë rrëmbyer sot në territorin e
Kosovës, në afërsi të Leposaviqit në rrugë ilegale.
i plotë i policisë
Policia
e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me
detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në
territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve
ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe
kontrabandë.
Sot,
në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve
kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të
maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë
janë nisur njësi shtesë të PK-së.
Me
të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën
zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë
lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite
tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë,
përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat
serbe.
Me
qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që
dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha
mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të
kthehen në Polici të Kosovës.
Po ashtu
edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale
serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.