Janë arrestuar pasditen e sotme në Kavajë
tre persona, pasi kanë marrë peng një 22-vjeçar të cilin e dhunuan.

 

Njoftimi
i policisë:

Kavajë/Finalizohet
operacioni policor i koduar “Preteksti”.

I
hoqën lirinë një 22-vjeçari dhe e dhunuan atë, pasi pretendonin se i kishte
mashtruar për të shitur një automjet me vlerë 4000 euro, kapen menjëherë pas
njoftimit dhe vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër).

Vihet
në pranga edhe 22-vjeçari, për dyshime për mashtrim. U arrestuan shtetasit
Kristi dhe Enea Dilo, Renaldo Shala, Xhuljano Diko

Sekuestrohet
automjeti për shitjen e të cilit dyshohet se ka mashtruar 22-vjeçari.

Si
rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u bë e mundur
zbardhja e plotë e këtij rasti, si dhe kapja dhe arrestimi i shtetasve
përgjegjës, konkretisht i shtetasve:

K.
D., 32 vjeç dhe E. D., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër), si dhe i
shtetasit R. Sh, 25 vjeç, banues në Durrës.

 

Nga
këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë
marrë me forcë në një automjet, shtetasin Xh. D., e kanë dhunuar atë dhe i kanë
hequr lirinë për disa minuta, pasi pretendonin se ky shtetas kishte mashtruar
shtetasin R. Sh., për t’i shitur një automjet me vlerë 4000 euro, të cilin e
kishte marrë me qira, nga shtetasit K. D. dhe E. D.


kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe shtetasi Xh. D., 22 vjeç, banues në
Durrës, si autor i dyshuar i këtij rasti mashtrimi.


cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti për të cilin
dyshohet se ka mashtruar shtetasi Xh. D.

Materialet
procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të
Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights