Një aksident u regjistrua mesditën e sotme në autostradën Elbasan-Metalurgji, në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Një autobus, i cili transportonte nxënës shkolle në një ekskursion është përplasur me një tjetër automjet.
Përplasja ka krijuar momente tensioni dhe frike te të miturit brenda në mjet.
Pavarësisht forcës së goditjes dhe panikut të krijuar tek nxënësit, nga ky aksident nuk raportohet për persona të lënduar apo me probleme shëndetësore. Të gjithë fëmijët janë zbritur dhe janë larguar të sigurt nga vendi i ngjarjes.
Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit tjetër që u transportua për në spital
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore të shoferëve.
