📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Untitled design 1

Një person u arrestua ditën e sotme në fshatin Allgjatë të Tiranës, pasi brenda banesës së tij mbante armë zjarri dhe municione.

Blutë bëjnë më dije se Saba Algjata, 43 vjeç dhe se gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 1 kallashnikov, 1 armë gjahu, karikatorë dhe municione.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, operacioni i koduar “Guns”, kundër armëmbajtjes pa leje.

Mbante në banesë, në fshatin Allgjatë, 2 armë, 2 krehra armësh dhe qindra fishekë, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.

Sekuestrohen 1 kallashnikov, 1 armë gjahu, krehrat dhe municioni.

Si rezultat i një hetimi të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me synim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi të dyshuar për posedim të kundërligjshëm të disa armëve, u finalizua operacioni i koduar “Guns”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Allgjatë, Vaqarr, u gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov, AK-47), 2 krehra dhe 81 fishekë kallashnikovi, si dhe 1 armë gjahu me 24 fishekë, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights