Fluturimet aeroporti i rinasit 1024x587

Një 37-vjeçare rumune, e dënuar në Shqipëri për mashtrim kompjuterik, është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, pas një operacioni të përbashkët mes Policisë shqiptare dhe autoriteve partnere ndërkombëtare.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 37 vjeçarja me inicialet A.B ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 5 vite burgim për mashtrim kompjuterik.

Hetimet treguan se gjatë periudhës mars–prill 2019, gruaja kishte përfituar rreth 33 mijë e 500 euro duke mashtruar përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare që merrej me shitblerjen e pjesëve të automjeteve.

“Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ‘Mashtrimi kompjuterik’.

Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas lokalizimit të saj në Gjermani, u zhvillua procedura ligjore e ekstradimit dhe Aurelia Bratianu u soll në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights