800 0 auto unnamed 11549448497

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Kodër Rrëshen të Mirditës. Një elektricist 37-vjeçar humbi jetën teksa punonte për të çuar energjinë elektrike në një qendër votimi.

Nga ngjarja kanë mbetur të dëmtuar edhe dy eletricistë të tjerë.

“Rreth orës 12:00, në Rrëshen, shtetasi E. B., rreth 37 vjeç, elektricist, gjatë punës në një shtyllë elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën. Gjatë punës janë dëmtuar lehtë edhe shtetasit Z. P., 60 vjeç, dhe T. D., 58 vjeç, elektricistë”, njoftoi policia.

Sipas asaj që ka mësuar gazetari Martin Marku, viktima është E. Bunga, punonjës i OSHEE-së.

Sa i përket dy të lënduarve ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights