Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjoricën e Poshtme, në Bashkinë Bulqizë, ku një vajzë rreth 7 vjeç dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit Drini i Zi.
Menjëherë pas njoftimit, kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturës, ku janë angazhuar familjarë, banorë të zonës, punonjës të Bashkisë Bulqizë dhe shërbimet e Policisë.
Kërkimet për gjetjen e 7-vjeçares vijojnë. Në operacion janë angazhuar familjarë, banorë të zonës, punonjës të Bashkisë Bulqizë dhe shërbimet e Policisë.
Sipas informacioneve trupi i 7-vjeçares është gjetur pranë urës së Drinit.
Fëmija dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit të Drinit të Zi.
