Policia vijon operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Këtë herë në prangat e tyre ra një 47-vjeçare nga Elbasani. Ajo rezultonte e shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Në vitin 2016 Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, është dënuar me 9 vite e 6 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike.
“Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen: Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale”, njoftoi policia.
Interpol Tirana thotë se po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e 47-vjeçares në Itali.