Spak 4 1024x576

SPAK kërkoi dënimin me 17 vjet burg të Islam Sefës për trafikim lëndëve narkotike. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi nëse miratohet, konvertohet në 11.4 vite burg.

Sefa dyshohet si drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 milionë eurove.

“Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 euro”, informoi në gjyq SPAK-u.

Procedimi ndaj Sefës, i cili njihet edhe me emrin Islam Xaka ka nisur në vitin 2022 nga bashkëpunimi i SPAK me autoritetet gjermane bazuar edhe në përgjimet nga EncroChat dhe Sky ECC.

Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja dhe pasi futej në territorin gjerman tregtohej në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si edhe në shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

Të akuzuar për këtë çështje janë edhe disa persona të tjerë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights