Autori i dyshuar i vrasjes ne vlore 1024x573
Një person në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhajt, më 27 Prill në Vlorë. Në pranga ka rënë shtetasi E.Mehmeti, pas hetimit të kryer nga Policia e Vlorës, e cila arriti të identifikojë makinën me të cilën lëvizi vrasësi. Nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar autorit para krimit, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat. Mehmetit iu sekuestrua edhe një celular që pritet të zbardh të dhëna për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë. Vrasja e tij dyshohet se është porositur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Renato Hoxhaj u ekzekutua mëngjesin e datës 27 Prill me 3 plumba, 2 prej të cilave në kokë dhe 1 në kraharor. Për ngjarjen policia u njoftua nga bashkëjetuesja e viktimës, e cila e gjeti të pajetë në rrugicë, rreth 2 orë pas krimit. “Më pyetën vetëm për këtë. Pe gjë më thanë, nuk pash gjë i thash unë. Unë s’pash gjë. Unë isha brenda i thashë. Unë e dija se ishin fishekzjarre i thashë. Mendova i thashë se ishin fishekzjarre, mendova. Nuk dola i thashë, se po vishesha. Në atë kohë, i thashë unë, po vishja rrobat, e s’mund të dal. Si do dilja unë”
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights