📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 1

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe me mbështetjen e Luksemburgut, ka çelur dy skema të reja grantesh, të destinuara për të nxitur inovacionin teknologjik, tranzicionin energjetik dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro, të vogla, të mesme dhe bizneseve startup në Kosovë.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se skema e granteve për inovacion synon të mbështesë zhvillimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve inovative, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, prezantoi fazën e dytë të skemës së granteve për energji të pastër, e cila mbështet investimet në burime të ripërtëritshme të energjisë, efiçiencën e ndërtesave dhe modernizimin e pajisjeve të prodhimit.

I ngarkuari me punë i Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, tha se të dyja skemat janë pjesë e përpjekjeve për të mbështetur transformimin teknologjik dhe energjetik të sektorit privat.

Bizneset që plotësojnë kriteret mund të aplikojnë për të dyja skemat përmes platformës e-Kosova.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights