📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Aksodemt 770x427

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Fier–Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Përplasja e fortë ka lënë të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Sipas të dhënave paraprake, fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, njëra prej korsive të autostradës është bllokuar, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në një nga akset me qarkullimin më të ngarkuar gjatë sezonit veror.

Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa njëkohësisht po merren masa për normalizimin e qarkullimit në zonë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights