Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka folur për vjedhjet me tenderat. Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se ka edhe një rënie të madhe të transparencës në prokurime.
Gjithashtu Berisha hodhi akuza edhe për vjedhjet në rrugët, Qukës Qafë Plloc
Vjedhja me tendera 1.2 mld euro në vit. Vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve të Shqipërisë. Vetëm në tendera shpalljet se Shqipëria investon 10 % të prodhimit të brendshëm janë një mashtrim. Për të arritur në këtë shifër të pavërtetë, qeveritarët llogaritin tenderat e dështuar, e anuluar. Fakti është se investimet arrijnë gjithsej 4.9 %, arrijnë në shifrat më të ulëta në Europë. Më katastrofë është finalizimi i projekteve. 5 deri në 8 %, do të thoni ju shtet i falimentuar. Kompanitë nuk përfundojnë asgjë, ndajnë paratë me qeveritarët. Rruga Qukës Qafë Pllocë 16 vite, Rruga e Arbrit 14 vite dhe e pamë…Dosja Balluku, famëzeza Balluku, rrugët ndërtohet me çmime më të larta se në BE. Paratë vidhen nga ministra, drejtorë. AKSHI shënon modelin më mafioz. Nëse 5 D ishte model i bashkisë , AKSHI është model i Lindave”, tha ai.
Gjithashtu Berisha siç edhe paralajmëroi një ditë më parë, opozita nuk do të ndalet me protestat.
“Nuk mund të kemi asnjë pushim, betejë, betejë dhe vetëm betejë”, theksoi ai.
