Policia e Shtetit iu bashkua sot Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Oficerëve të Policisë të Rënë në krye e për shkak të detyrës, vendosur me iniciativë të Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL-it.
Sot, në shenjë respekti dhe solidariteti, në të gjitha godinat policore, flamujt ulen në gjysmështizë në kujtim të heronjve.
Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit i bashkohet kësaj nisme globale për të nderuar kujtimin dhe sakrificën sublime të kolegëve në mbarë botën, që dhanë jetën në luftën kundër krimit, në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve, rendit dhe sigurisë.
