Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kuvendi i kosoves 1024x565

Edhe një herë tjetër Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të zgjidhë krizën e saj politike për caktimin e kryetarit/es së Parlamentit.

Përgjatë seancës së sotme të konstituimit, Albuena Haxhiu nuk mori votat e mjaftueshme që të jetë kryeparlamentare e Kosovës.

Ajo duhej të siguronte 61 vota pro për të marrë detyrën e lartë, por mori vetëm 54 të tilla.

Ajo herët e tjera gjithnjë ka siguruar 57 vota.

Seanca e radhës do të mbahet ditën e Enjte, në orën 10.00.

Opozita qëndron stoike në vendimin e saj për të mos caktuar Haxhiun si kryetare Kuvendi. Nga ana tjetër sakaq, Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, nuk sugjeron asnjë emër tjetër. Opozita është shprehur më herët se Haxhiu nuk është një emër unifikues ndaj dhe nuk i merr votat e saj.

Memli Krasniqi, kreu i PDK-së, ka thënë se Kurti po e saboton qëllimisht krijimin e institucioneve të reja.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights