Ka dështuar edhe kësaj here zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48 orësh, konkretisht në datë 3 Maj në orën 10:00. Bëhet e ditur se opozita ka refuzuar propozimin e kryetarit të seancës për votim të fshehtë.
Ditën e sotme ishte seanca e nëntë në radhë për konstitumin e Kuvendit të Kosovës, e cila si gjithë seancat e tjera ka dështuar.
Para mbajtjes së seancës pati një takim kokë më kokë mes Albin Kurtit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, takim i cili përfundoi pa asnjë marrëveshje mes palëve.
Memli Krasniqi ka dhënë një deklaratë për mediat pas këtij takimi, ku është shprehur se e rëndësishme është që të zhbllokohet sa më shpejtë kjo situatë.
Ndër të tjera kryetari i PDK-së, Krasniqi, tha se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Krasniqi tha se Kurtit i ka sugjeruar të mendojë për kandidat apo kandidatura të tjera