Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 U zhvillua sot raundi i dytë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata kushtetuese njoftoi se pas procesit të votimit rezultoi se asnjë nga kandidatë nuk mori shumicën ligjore prej 5 votash.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi sot më 17 shkurt 2023 raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të procesit të votimit sërish asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.

Rezultati i votimit ishte: Fiona Papajorgji – 3 vota. Marjana Semini – 3 vota. Holta Zaçaj – 3 vota”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights