Kuvendi i kosoves 2 1024x496

Është shtyrë më 19 Prill konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga Avni Dehari i cili tha se është ndërprerë për të dytën herë seanca për konstituimin e legjislaturës së re të parlamentit kosovar.

“Vazhdohet me seancën tjetër pas 48 orëve, në ora 12:00 me 19 Prill”, ka thënë Dehari.

Pas përfundimit të takimit konsultatim me përfaqësuesit e partive politike, Dehari i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje, por tha se nuk pati konsensus që të procedohet tutje me seancën në fjalë.

Seanca e sotme ishte vazhdim i asaj që u mbajt të martën, ku nuk arriti të miratohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights