70734573 605

Friedrich Merz nuk arriti dot të zgjidhet kancelar i Gjermanisë, në votimin e zhvilluar paraditen e kësaj të Marte në parlament. Lideri i kristiandemokratëve siguroi vetëm 310 vota, 6 më pak se shumica e nevojshme për miratimin e qeverisë së tij.

Sipas mediave gjermane, ky është rasti i parë në historinë pas Luftës së dytë Botërore që dështon miratimi i një qeverie në parlament.

Koalicioni qeverisës paszgjedhor për të cilin kristiandemokratët dhe socialkristianët ranë dakord me socialdemokratët ka 328 vota, 12 vota mbi shumicën e nevojshme. Megjithatë, në votimin e sotëm 18 deputetë të koalicionit votuan kundër ose nuk ishin të pranishëm.

Votimi tregoi se mes shumicës së re qeverisëse ka mosmarrëveshje të thella, që çuan deri në këtë dështim unik.

Një ditë më parë, liderët e tre partive nënshkruan marrëveshjen e koalicionit dhe bashkëdrejtuesi i socialdemokratëve Lars Klingbeil, që synon postin e minsitrit të financave tha se çdo mosmarrëveshje ishte sheshuar.

Votimi i radhës do të bëhet brenda dy javëve të ardhshme dhe nuk përjashtohen ndryshime në listën e anëtarëve të qeverisë. Nuk përjashtohen zgjedhjet e reja, të kërkuara nga radikalët e Alternativës për Gjermaninë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights