Berisa

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit, duke publikuar një dëshmi të re tronditëse.

Në një konferencë për shtyp, Berisha ka publikuar videon e një çifti pensionistësh, të cilëve, sipas tij, u janë marrë kartat e identitetit me pretekstin e disbursimit të pensioneve, me qëllim që të mos kenë mundësi të votojnë.

“Por ai ka urdhëruar edhe metoda të tjera kriminale sepse Edi Rama është i gatshëm të marrë çdo vendim, të urdhërojë çdo akt dhe çdo veprim për të ruajtur karrigen e tij të krimit. Këtu është dëshmia tronditëse se si narkobanditi, punonjësi i shtetit, shkon dhe mbledh kartat e identitetit të qytetarëve, me pretekstin se do i disbursojë pensionin dhe kartat ua mban, duke ditur bindjet e tyre politike, që ata të mos votojnë.

Pra ky bandit, punonjës i shtetit, narkobandit, ky me urdhër të Edi Ramës shkelmon të drejtën kushtetuese themelore të qytetarëve. Unë dua të përshëndes këtë çift të moshuar, por njerëz kurajozë, që e denoncuan haptas këtë akt të përsëritur me mijëra e mijëra raste. Ju, është bërë tashmë e njohur, se një nga detyrat kryesore të punonjësve, është mbledhja e kartave të identitetit, gjer në 20 të tilla, në mënyrë që narkoqeveria të blejë të drejtën e votës ose t’i përdorë ato me emra të tjerë. Kjo është histori tjetër. Le të ndjekim rrëfimin e tyre, një aktakuzë e rëndë, e cila rrëzon të gjithë propagandën e pseudointelektualëve, intelektualëve të llumit, që çdo ditë përpiqen duke trilluar dhe mashtruar, herë si analistë e herë si banalistë, të mbrojnë veprën kriminale të Edi Ramës, të mbrojnë farsën elektorale që iu imponoi popullit shqiptar ky narkodiktator.

Këta janë një grusht i vogël njerëzish, të cilët janë të lidhur me fijet më të errëta me krimin. Krimin e të gjitha llojeve, nga krimi i dikurshëm politik gjer te narkokrimi i sotëm. Por të vërtetat që paraqiten këtu dëshmojnë, nxjerrin në pah fytyrën e vërtetë, që ata mbrojnë, Edi Ramës“, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights