Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka mbajtur një fjalim në Kuvend, ku ka akuzuar qeverinë për korrupsion, varfëri dhe mungesë standardesh europiane në vend. Duke iu drejtuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, të cilit iu referua si “pastori”, Topalli deklaroi se stabiliteti ekonomik për të cilin flet mazhoranca nuk reflekton realitetin social të qytetarëve shqiptarë.
Topalli theksoi se Partia Demokratike ka qenë forca politike që, sipas saj, lidhi fatin e Shqipërisë me Perëndimin, Bashkimi Europian dhe NATO. Sipas saj, integrimi europian nuk duhet parë si slogan politik, por si një proces transformimi të thellë të shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Ajo shtoi se Europa nuk është vetëm një destinacion politik, por një standard drejtësie, lirie dhe barazie para ligjit.
Në vijim të fjalës së saj, Topalli foli edhe për situatën sociale në vend, duke theksuar se Shqipëria po përjeton një krizë të thellë morale dhe ekonomike.
“A e dini pse pastori flet për kapitale dhe stabilizim ekonomik? Sepse varfëria është e qetë dhe nuk bën zhurmë. Dhe pastori e bën me mjeshtëri këtë. Nuk mund të rri pa thënë se PD ka qen promotori kryeso ri integrimit të vendit në institucionet e BE. Ka qenë PD që ka bërë lidhjen e fatit me perëndimin, me BE dhe me NATO-n të këtij vendi. Integrimi në BE nuk është slogan, por transformim i thellë i shoqërisë dhe shtetit. Askush nuk mund të ndërtojë një demokraci euripiane kur vendi noton në korrupsion. Larja e parave bëhet me shkelje syri nga pushteti. Eruopa nuk është kurrë destinacion demokratik, por standard drejtësie dhe lirie para ligjit. Shqipëria jonë sot jeton një dramë të thellë sociale dhe morale zoti Pastor. Shumica e njerëzve jetojnë me pasiguri. Luksi ekstrem dhe varfëria ekstreme jetojnë paralele me njëra-tjetrën.”
