Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të Kolonjës.
Një automjet tip ‘Audi’ që vinte nga Fieri drejt Lushnjës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në nënkalimin që të çon në Kolonjë.
Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Efektivët e policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak për daljen nga rruga të automjetit ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit, fatmirësisht pa pasoja për përdoruesit e tjerë të rrugës, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Gjithsesi, do të jetë ekspertiza shkencore e policisë që do të përcaktojë shkaqet e aksidentit.
