📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1779526036872

Screenshot 2026 05 23

Administratori i FED Invest, Perlat Sulaj, është rizgjedhur anëtar i Bordit të Qendrës së Mikrofinancës (MFC) për një mandat të dytë, duke forcuar përfaqësimin e Shqipërisë në një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare të sektorit të mikrofinancës.

Rizgjedhja u bë gjatë Konferencës së 28-të Vjetore të Mikrofinancës Ndërkombëtare, e cila këtë vit zhvilloi punimet në Durrës dhe mblodhi mbi 500 përfaqësues nga 40 shtete të botës. Konferenca shërbeu si një platformë diskutimi mbi sfidat dhe zhvillimet e reja të sektorit mikrofinanciar, me fokus te përfshirja financiare, inovacioni dhe mbështetja për bizneset e vogla dhe komunitetet rurale.

Në përfundim të punimeve, anëtarët e MFC-së zgjodhën edhe përbërjen e re të bordit drejtues, me përfaqësues nga vende të ndryshme, ku për të dytin mandat radhazi u rizgjodh Perlat Sulaj, CEO FED Invest.

FED Invest e konsideroi këtë rizgjedhje një vlerësim për kontributin dhe angazhimin e Shqipërisë në zhvillimin e mikrofinancës dhe përfshirjes financiare në rajon dhe më gjerë.

“Jemi jashtëzakonisht krenarë për përfaqësimin në një platformë kaq prestigjioze, duke kontribuar në formësimin e së ardhmes së mikrofinancës së bashku me ekspertë globalë”, thuhet në reagimin e FED Invest pas shpalljes së rezultateve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights