📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Veliaj

Është hedhur shorti elektronik sot në 5 maj, për tre gjyqtarët që do të gjykojnë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe 10 të pandehur të tjerë, që nuk kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Gjyqtarët që do ta shqyrtojnë dosjen në Gjykatën e Posaçme janë Elsa Ulliri si kryesuese, Flora Hajredini dhe Besmir Stroka.

Kujtojmë se dosja u nda në dy pjesë gjatë seancës së 27 prillit, pasi gjykata pranoi kërkesën e 11 të pandehurve – mes tyre biznesmenit Elman Abule dhe ish-deputetes Klotilda Bushka – për gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë, kërkesat e paraqitura nga mbrojtja e Erion Veliajt, të cilat më herët janë rrëzuar nga trupa gjykuese. Avokati mbrojtës, Plarent Ndreca, ka ngritur shqetësimin se në dosje ka rreth 35 fashikuj me prova digjitale (CD dhe USB), të cilat sipas tij nuk janë hapur dhe as nuk janë shqyrtuar nga gjykata gjatë fazës paraprake.

Të pandehurit që vazhdojnë gjyqin, pa kërkuar gjykim të shkurtuar

Erion Veliaj

Ajola Xoxa

Meriman Palushi

Gentian Sula

Sokol Kryeziu

Shkëlqim Fusha

Erald Simixhiu

Linda Kazani

Ina Goxhaj

Flutura Xhani

Valmir Xoxa

Të pandehurit që do të gjykohen me gjykim të shkurtuar

Elman Abule

Fatmir Bektashi

Frosina Bollo

Mirton Lika

Adela Kondakçiu

Klotilda Bushka

Fatjon Baci

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights