⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Bordi naftaa

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të enjte, 30 prill, çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në Shqipëri, të cilat hyjnë në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së bordit.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për naftën nuk duhet të kalojë 208 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë për litër. Ndërsa për benzinën e standardit çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar deri në 185 lekë për litër dhe ai i shumicës jo më shumë se 173 lekë për litër.

Në njoftim theksohet se të gjithë operatorët e tregut të karburanteve janë të detyruar të zbatojnë këtë vendim, ndërsa çdo shkelje e konstatuar do të shoqërohet me masa administrative, përfshirë edhe pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë deklaruar angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights