Elman abule ne spak 1024x612

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur në SPAK paraditen e kësaj të mërkure pasi është thirrur nga prokurorët e posaçëm.

Elman Abule nuk foli për gazetarët pasi doli nga ambientet e SPAK.

Biznesmeni Abule ishte thirrur nga prokurorët për t’u pyetur në lidhje me disa çështje specifike për hetimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku është i përfshirë edhe vetë biznesmeni në fjalë.

Kujtojmë se Elman Abule akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, në dosjen ndaj Veliajt.

Aktualisht biznesmeni Abule ka masën “arrest në shtëpi”. Pak ditë më parë, Apeli i GJKKO i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Për hetimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i vetmi që po qëndron në arrest në burg është Erion Veliaj, ndërsa të akuzuarit e tjerë janë në masën arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights