Sali berisha 18

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim në Tregun Industrial në Tiranë.

Gjatë takimit, Berisha ka prezantuar edhe programin e qeverisjes së ‘PD-Shqipëria Madhështore’, teksa është shprehur se 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla.

Kryedemokrati theksoi se gjobat do të amnistohen, teksa shtoi se çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse janë të vendosur për minimumin jetik.

“Absolutisht, 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla. Por do jetë edhe amnistia për të gjitha gjobat, jo vetëm për biznesin e vogël, për edhe qytetarët, për pensionistët.

Për këtë u garantoj. Se ky donte me bë amnisti për trafikantët. Jo, nuk e bëjmë ne atë.

Ato para nuk i duam, se ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë, po e kthejnë vetëm në ndërtim, të cilën nuk e blejnë dot se shkon çmimi sa në Mynih, sa në Paris.

Degët e tjera të ekonomisë bien. Kështu që ne i japim fund kësaj situate dhe me vendosmëri të madhe.

Gjobat i keni të sigurta që do amnistohen… Çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse ne jemi kaq të vendosur për minimumin jetik?

Sepse është jetik. Nuk e kemi quajtur ne jetik. Jetik quhet në të gjitha shkencat. 

Pra, ai minimum është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten, nuk e pasuron, nuk e lumturon, por ama e përjashton nga disa dhimbje të paarsyeshme dhe ne do e bëjmë atë.

Ai është jetik dhe për ne është jetike që ta bëjmë atë”, thekson Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights