📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sjellë në vëmendje një deklaratë të eurodeputetit Tomáš Zdechovský, që akuzon kryeministrin Edi Rama se përdor familjarët e tij për të nxjerrë jashtë vendit para të pista.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se kreu i qeverisë jo vetëm që nuk ka reaguar në lidhje me akuzën e rëndë, por edhe ka tentuar të censurojë lajmin.

“Sot jam këtu për deklaratën e anëtarit të PE-së, i cili denoncoi dje në një nga mediat e Tiranës, Edi Ramën si njeriun që përdor familjarë te tij për të transportuar para jashtë shtetit. Kjo deklaratë thekson se; ne po ndjekim paratë, këtë veprimtari të Ramës me paratë e grabitura shqiptarëve, ose paratë e trafikantëve shqiptarë. Kjo deklaratë në PE është bërë vetëm për Gadafin, dhe jo për ndonjë lider të vendeve anëtare të lira. Deklarata e europarlamentarit është aktakuza më e rëndë që i bëhet personalisht Edi Ramës dhe familjarëve të tij nga një personalitet i shquar i BE. Kjo tregon parimin e kapjes së mafies. Ky është rast i paprecedentë. Teksa kanë kaluar 24 orë, Edi Rama nuk ka hapur gojë, ka heshtur si fija e barit për deklaratën e dhënë gazetarit Qarri. Rama dhe mediat e tij censurojnë akuzat publike të një europarlamentari të njohur, i cili deklaron haptazi se ai përdor familjen e tij për të çuar para jashtë shtetit (Rama). Kjo heshtje 24 orë nga një lajm i tillë, i cili në të gjithë mediat e mëdha do të përbënte botë të vërtetë, Rama hesht si fija e barit. Heshtja turpëron çdo kompani media.”, tha ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights