Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se kryeministri Edi Rama ka vendosur kamera robotike për të përgjuar natë e ditë protestat paqësore masive që mbahen prej 24 ditësh në kryeqytet. Ai tha se projekti Smart-City duhej të monitorohej nga bashkisë, siç ndodh në botë.
Këtu keni një kamer robotike që suervejon natë e ditë protestën paqësore. Të gjitha janë vendosur anë e mban Tiranës, në disponim të shtetit banditeks dhe Policisë së Shtetit. Falënderoj protesusit, që edhe p[se në një vapë të paparë mbushën bluvardin dhe kërkojnë dorëheqjen e narko-dikatorit. Iu bëj thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, në çdo kohë dhe rast. Kësaj proteste madhështore që mbjell shpresë.
I bëj thirrje Diasporës të mbetet si gjer sot e angazhuar kundër këtij regjimi. Në shumë aspekte ky regjim e ka dëmtuar ekzistencën e popullit shqiptar. Dënoj sharjet e pakualifikueshme që Rama iu bën shqiptarëve në mediat më të mëdha ndërkombëtare. Ju garantoj se as Gadafi, as Sadami, as Maduro nuk i kanë lejuar vetes gjuhën që Rama ka përdorur në Financial Times.
Ky ka dëshmuar urrejtjen e pakufishme që ka ndaj qytetarëve shqiptarë. Sharja e tij ishte shokuese për gazetaren dhe audiencën e pranishme. Ai nuk sillet si padrino, por shumë më keq se padrino. Ai e konsideron Shqipërinë si sulltanat i kohërave të shkuara.”
