Berisha ne durres 1024x682

Krye i PD, Sali Berisha ka vizituar paraditen e kësaj të marte ka vizituar një biznes në fasonerie në Durrës, ku dhe prezantoi një pikë tjetër të programit elektoral të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit.

Berisha tha se do të jepen bonuse shtesë për fëmijët në rrogë, për të parin 70 Euro, për të dytin 60 Euro, ndërsa për fëmijën e tretë qeveria do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet deri në moshën 23-vjeçare.

Po ashtu ai tha se do të bëjnë sa më shumë politikë të jetë e mundur që të rinjtë shqiptarë që janë larguar të kthehen në Shqipëri.

“Punonjësit me rroga të ulëta 500 euro do kenë së bashku me pensionistët kartën e konsumatorit.

Kjo do jetë kartë konsumatori, që ju të mund të merrni TVSH-në e të gjitha gjërave bazë që blini nga shteti, kundrejt kuponave që dorëzoni, dhe kjo shkon në 450 euro në vit, shkon përafërsisht sa një rrogë, kurse me pensionin shkon sa dy pensione.

Ne do vendosim rrogën minimale 500 euro, por ne në dialog dhe bashkëpunim me sipërmarrësit, do bëjmë gjithçka që kjo të mos dëmtojë sipërmarrjet. Sepse t’i çosh sipërmarrjet drejt falimentimit është një marrëzi.

Ne do kemi një dialog me sipërmarrësit se çfarë duhet t’i kompensojmë që të kenë rrogë minimale 500 euro. Përveç kësaj, nga qeveria do keni kartën e konsumatorit ku do i merrni ushqimet me një vlerë minus 20 përqind. Pra do merrni taksën e TVSH-së.

Do ketë bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë. Shtesa në rrogë për fëmijën e parë nga qeveria do të jetë 70 euro, për të dytin 60 euro, për fëmijën e tretë, nga lindja gjer në moshën 23-vjeçare, qeveria do marrë përsipër çdo shpenzim.

Ne do ndjekim politikën e fëmijës së tretë sepse ne u shkatërruam. Kjo politikë e fëmijës së tretë i ka shpëtuar kombet në histori.

I ka shpëtuar nga zvogëlimi i tyre i madh. Sikundër do bëjmë gjithçka që fëmijët, djemtë, vajzat, ata që janë larguar në mërgim, ata të kthehen në Shqipëri. Do bëjmë një politikë sa të mundemi nxitëse për kthimin e tyre.

Pesë vjet do jenë pa asnjë takes”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights