📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 07 13 160350 1024x756

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike të qendrës së djathtë në botë, ku ushtron detyrën e Zëvendëspresidentit.

Asambleja ka mbledhur në Bruksel liderë politikë, ish-presidentë, eurodeputetë dhe përfaqësues të partive anëtare nga Europa, Amerika Latine, Afrika dhe Azia për të diskutuar zhvillimet politike globale, sfidat ndaj demokracisë, forcimin e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Punimet u hapën nga Presidenti i IDC-CDI, ish-Presidenti i Kolumbisë Andrés Pastrana, ndërsa raportin e Sekretarit të Përgjithshëm e paraqiti eurodeputeti Antonio López-Istúriz. Axhenda e Asamblesë përfshin fjalime të personaliteteve politike, diskutime në sesionin plenar me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe drejtues të partive anëtare, si edhe miratimin e rezolutave mbi çështjet kryesore të politikës ndërkombëtare.

Në cilësinë e Zëvendëspresidentit të IDC-CDI, Sali Berisha është pjesë e drejtimit të punimeve të këtij forumi, i cili përfaqëson një nga platformat më të rëndësishme të bashkëpunimit mes forcave politike të qendrës së djathtë në nivel global.

Pjesëmarrja e tij në këtë Asamble rikonfirmon rolin aktiv të Partisë Demokratike në forumet ndërkombëtare dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve me partnerët politikë që ndajnë vlerat e demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights