Sali berisha 18 1024x682

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për shtyp, duke vijuar me akuzën ndaj Partisë Socialiste se zgjedhjet e 11 majit nuk u fituan prej kësaj të fundit në mënyrë të drejtë e me vullnet të plotë të qytetarëve.

Berisha tha zgjedhjet e 11 majit, të cilësuar prej tij si farsë elektorale, u bazua në një “industri mafioze”. Duke u ndalur tek vota e diasporës, kryedemokrati u shpreh se zyrtarë të qeverisë kanë shkelur kontratën ekzistuese të këtij procesi, por dhe ligjet e mbarëvajtjes së saj.

“Farsa elektorale 11 maj 2025, u bazua në një industri mafioze, të vërtetë, të manipulimit, falsifikimit, të votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë. U bazua në presionin e jashtëzakonshëm të karteleve të drogës më të mëdha në Evropë si kartelet Poja apo Troplini, Çela, Bajri dhe organizata terroriste ‘Hakmarrja për drejtësi’ dhe shumë grupe të tjera kriminale. Por veprimtarinë e tyre kriminale, në votën e diasporës e ushtruan zyrtarë të qeverisë dhe ata arritën duke shkelur kontratën, duke shkelur rregullore, të shtetërojnë, të marrin në duart e tyre të zeza, një proces themelor, kushtetues që zhvillohej për herë të parë në historinë e vendit.

Unë ju deklarova dje se kemi të dhëna të pafundme, dhe ato do ti paraqesim para jush dhe shqiptarëve, në mënyrë që edhe shqiptari i fundit të ketë të qartë se çfarë farse e shëmtuar u zhvilluar në 11 maj.

Problemi është se 11 maj, siç thekson dhe raporti i OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit ishin të renditura në anën e farsës, në anën e qeverisë.  Ndaj dhe ka një përpjekje që të mbulohet farsa me të gjitha mënyrat. Kjo përpjekje, duke përdorur segmente të krimit, duke përdorur të gjitha format dhe nuk jepet e vërteta e farsës”, tha Berisha.

Kryedemokrati cilësoi se vota e diasporës u “shtetëzua” dhe u manipulua sipas dëshirës së Partisë Socialiste. Berisha theksoi se Partia Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit dhe se kërkon qeveri teknike.

“Ky është vetëm një episod, ose dëshmi, një fakt e listojmë të tjera me të cilat votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi partia e krimit. E një herë, në shkelje të plotë të kontratës, dhe sigurisht ka vetëm një konkluzion. Këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë. Detyra themelore e çdo demokrati dhe demokrateje është rikthimi i të drejtës së votës së lirë, largimi i Edi Ramës nga pushteti, qeveria teknike dhe vota e lirë”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights