📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 06 01

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot të dhëna që prodhoi Kuvendi Kombëtar, ku u votuan një seri ndryshimesh në statut dhe për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Ai po ashtu përgëzoi dhe ata që morën pjesë në votime, por që nuk fituan dot si anëtarë.
“Jam sot këtu pas përfundimit të numërimit të votave të të gjithë delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të datës 30 maj, të paraqes para jush në vija të përgjithshme organin e dytë qendror të partisë, që është Këshilli Kombëtar i saj.

Me këtë rast duhet të përgëzoj të gjithë anëtarët e zgjedhur në këtë forum kryesor të PD.
Të falënderoj të gjithë delegatët për përzgjedhjet që bënë.
Të shpreh falënderimin tim të përzemërt për të gjithë ata që kandiduan për anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe të garantoj secilin prej tyre se pavarësisht nëse mori votat e duhura apo po, mbeten personalitete shumë të rëndësishme të PD.
Sikundër ftoj çdonjërin prej tyre që ka dyshimin më të vogël në procesin më transparent të numërimit të votave, i cili është bërë në prani të medieve dhe i hapur, t’i adresohet komisionit për të numëruar çdo votë të hedhur për të nga delegatët e Kuvendit Kombëtar.
Por kam kënaqësi të informoj se në këtë Kuvend, me përgjegjësi të plotë, delegatët votuan për ripërtëritjen e PD.
Dy risi janë madhore. Njëra është e sigurt, e para e kësaj natyre që nga themelimi i PD.
Tjetra mund të jetë e tillë.
Pas numërimit të votave, rezulton se 71 të rinj, pra rreth 30 përqind e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar, i përkasin moshës ndër 30 vjeç, i përkasin të rinjve dhe ky është një investim, do të thosha, jashtëzakonisht i çmuar që delegatët bënë për forumin drejtues të PD.
Kjo përqindje ka qenë gjysma e saj përpara dhe ky është një zhvillim shumë pozitiv.
Një zhvillim tjetër madhor pozitiv, hap i rëndësishëm që Kuvendi bëri për gratë dhe vajzat.
Në mënyrë do të thosha shumë të rëndësishme u realizua ose u arrit përcaktimi statutor i rreth 40 përqind të përbërjes së Këshillit Kombëtar nga gra dhe vajza.
Them se kjo është një arritje e vërtetë, një arritje e madhe në pamje statistikore, por është reale sepse janë zgjedhur gra dhe vajza me kontribute reale, të çmuara në PD dhe ndjej keqardhje për ato që meritonin plotësisht të ishin anëtare të Këshillit, por shpërndarja e votave ka sjelle lënien e tyre jashtë Këshillit Kombëtar.
Megjithatë ato mbeten aktiviste të çmuara, personalitete të çmuara të PD.
tha Berisha. Ndër të tjera ai tha se roli i gruas në PD do të forcohet edhe më shumë, madje e la të hapur dhe rrugën për të pasur një nënkryetare në këtë forcë politike.”, tha ai.

Duke u ndalur te përbërja e Këshillit ai tha; “Pra, kjo është pak a shumë shpërndarja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Janë akademikë dhe pedagogë 11.8 përqind e tyre.
Janë juristë dhe avokatë 9.7 përqind.
Ish-deputetë 8.9 përqind.
Mësues dhe arsimtarë 8.4 përqind.
Ekonomi financë 6.8 përqind.
Mjekësi shëndetësi 5.1 përqind.
Biznes 3.8 përqind.
Media e gazetarë 3.8 përqind.
Inxhinierë 3.8 përqind.
Art dhe kulturë 3.4 përqind.
Ish-kryetarë bashkie 1.7 përqind.
Arkitekturë dhe urbanistikë 1.7 përqind.
Diplomatë 1.7 përqind.
Ekspertë sigurie 1.3 përqind.
Të tjerë janë 5.1 përqind apo 12 persona.
Pra, siç e shihni ka një përfaqësim të gjerë të spektrit të profesioneve, një premisë shumë e dobishme për përsosjen e vizionit tonë dhe përgatitjen për qeverisjen e ardhshme të Shqipërisë.
U uroj suksese të gjithë anëtareve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe i ftoj të nisim sa më shpejt betejën tonë për realizimin e objektivave, për përmbushjen e misionit tonë, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve dhe zgjedhjet e lira, fitoren e opozitës.”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights