Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

  Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku deklaroi sot se, ndryshimet në ligjin “Për mediat audiovizive” kanë për qëllim rishikimin e rregullave për transmetuesit audioviziv, si dhe për ofruesit e platformave të shpërndarjes së videove.

“Projektligji ka për qëllim rishikimin e rregullave për transmetuesit audiovizivë si dhe për ofruesit e platformave të shpërndarjes së videove, për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, përfshirjen e rregullave për sigurimin e aksesit në informacion të personave me aftësi të kufizuar, rritjen e transparencës së pronësisë së ofruesve të shërbimeve mediatike, si dhe përforcimin e detyrimeve për ofruesit e shërbimeve audiovizive me kërkesë”, deklaroi Balluku, gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Balluku, njëkohësisht vuri në dukje se, ky pr/ligj vjen edhe si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të anëtarësimit në BE, pikërisht sepse mjedisi i mediave audiovizive dhe sjellja e shikuesve kanë ndryshuar si rezultat i rritjes së zgjedhjes së përmbajtjes audiovizive dhe mënyrave në të cilat audienca mund të informohet.

Tjetër risi që sjell ky projektligj, tha Balluku, është përfshirja në të e konceptit “edukimi mediatik”, që siç u shpreh ajo, ka ngjallur debate në komisionet parlamentare gjatë diskutimit.

“Koncepti i edukimit mediatik nuk ka të bëjë me edukimin e medieve, por i referohet aftësive, njohurisë dhe të kuptuarit që u lejon individëve të përdorin në mënyrë të sigurt dhe efektive përmbajtjet e shërbimeve mediatike audiovizive. Edukimi mediatik ka të bëjë me rritjen e ndërgjegjësimit të audiencës për të drejtat e tyre, në raport me median, platformat e shpërndarjes së videove online dhe me tregun e cilësisë së mediave dhe informimit të publikut, ku lajmet e rreme, dezinformimi, gjuha e urrejtjes apo ekstremizmi i dhunshëm përbëjnë kërcënime serioze ndaj vlerave dhe të drejtave të njeriut”, deklaroi zv/kryeministrja Balluku.

Ndryshimet e propozuara, vijoi Balluku, do të sjellin rritjen e nivelit të përgjegjshmërisë dhe profesionalizimit lidhur me përmbajtjet e transmetuara nga OSHMA-të, forcimin e masave lidhur me fëmijët, garantimin e të drejtave të tyre në komunikimet tregtare, mbrojtjen e të dhënave të tyre personale si dhe garantimin e së drejtës kushtetuese për informimin e personave me aftësi të kufizuar.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights