📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image 297 1024x683

Ish-numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë ndaj saj “pezullim i ushtrimit të funksioneve publike”.

Së fundmi, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për dosjen e Tunelit të Llogarasë. Ish-zv kryeministrja dyshohet për “shkelje të barazisë në tendera” tek kjo dosje, ndërsa ndodhet nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe.

Zgjatja e hetimeve, iu është komunikuar edhe ish-vartësve të saj, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit. SPAK ka argumentuar se shtyrja e afateve të hetimit, bëhet për shkak, se kryerja e ekspertizave në kuadër të hetimit merr kohë.

Më herët, Balluku kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e masës “ndalim i daljes jashtë vendit”, ankimim që u rrëzua. Më 9 mars, Gjykata e Posaçme e Apelit mbajti një seancë për masën tjetër, atë të “pezullimit nga detyra”. Pavarësisht se Balluku nuk ushtron më asnjë funksion në pushtetin ekzekutiv, masa u la në fuqi.

Edhe në prill, Apeli i Posaçëm në GJKKO e rrëzoi kërkesën e saj për pezullimin e kësaj mase.

Mbrojta e Ballukut pretendon se nuk ka më objekt për masën e pezullimit përderisa Balluku nuk është më as zv.kryeministre dhe as ministre dhe po ashtu nuk ka dekadent pasi ka kaluar afati 3 mujor.

Kujtojmë po ashtu, se më 12 mars të këtij viti, Parlamenti votoi kundër kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë për Ballukun.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights