📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
2 51 696x463

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me Andrey Kovatchev, zëvendëskryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme dhe raporter për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Europiane (PPE).

Gjatë takimit, Kovatchev, i cili shoqërohej nga deputetë të Parlamentit të Bullgarisë, riafirmoi mbështetjen e Bullgarisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për objektivin e përmbylljes së negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027.

Në fjalën e tij, Balla ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë dhe të PPE-së për rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë ndodhet më pranë se kurrë realizimit të aspiratës për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe anëtarësimi i Bullgarisë në zonën Euro gjatë këtij viti, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi u vlerësuan si vendet më të avancuara të rajonit në procesin e integrimit europian.

Kryetari i Grupit Parlamentar Balla ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fortë të Parlamentit Europian dhe të PPE-së ndaj Shqipërisë, mbështetje e reflektuar edhe në draft-rezolutën për vendin tonë, e cila pritet të miratohet të mërkurën në Strasburg.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights