📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
800 0 1789287803xerion veliaj 670 sd

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Halit Valteri, ka kërkuar pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet më 29 shtator.

Përmes një kërkese drejtuar Këshillit Bashkiak, Valteri argumenton se prania e kryebashkiakut është e rëndësishme për diskutimin e drejtpërdrejtë të çështjeve të parashikuara në rendin e ditës, veçanërisht për pikat 7, 8 dhe 11 të njoftimit të mbledhjes.

Valteri kërkon që të merren masat për përcjelljen e kërkesës dhe konfirmimin e pjesëmarrjes së Veliajt në mbledhjen e 29 shtatorit, e cila është parashikuar të nisë në orën 15:00.

Kërkesa:

Kërkesë për pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Të nderuar,

Referuar pikave 7, 8 dhe 11 të njoftimit të Këshillit Bashkiak të bërë publik ditën e sotme, si dhe rëndësisë së çështjeve të parashikuara për diskutim, kërkojmë pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet më datë 29 shtator, ora 15:00.

Vlerësojmë se prania e Kryetarit në këtë mbledhje është e rëndësishme për trajtimin e drejtpërdrejtë të çështjeve të parashikuara në pikat e sipërcituara, si dhe për një diskutim institucional dhe transparent në Këshillin Bashkiak.

Ju lutemi të merrni masat e nevojshme për përcjelljen e kësaj kërkese dhe konfirmimin e pjesëmarrjes së tij.

Me respekt,

Halit Valteri Këshilli Bashkiak Tiranë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights