Një incident me armë zjarri ndodhi sot në orën 10:30 në zyrat e EFKA-s (Enti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore), të vendosura në kryqëzimin e rrugëve ”Eleftheriou Venizelou” dhe ”Ethnikis Antistaseos”, në zonën e Kerameikos, në Athinë.
Sipas burimeve policore, një burrë 89-vjeçar, i cili raportohet të jetë mbledhës skrapi, hyri në ambientet e zyrave me një armë gjahu dhe hapi zjarr.
Një punonjës mbeti i plagosur në këmbë.
Autori u largua nga vendi i ngjarjes pas sulmit dhe aktualisht është në kërkim nga policia.
