Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të fuste naftë kontrabantë në vend. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë kontrolluan automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin K. B, ku u gjetën një sasi nafte të kontrabanduar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“PKK Bllatë/Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për të futur në vendin tonë, sasi nafte të kontrabanduar. Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari që e transportonte naftën e kontrabanduar, me automjet.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë, në bashkëpunim me specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Dibër, bazuar në analizën e riskut, si dhe në vijim të kontrolleve ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin K. B., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi nafte të dyshuar të kontrabanduar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B. 34 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights