📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
2d6d8883 14b4 4190 b6b4 49cc3eec5dc2

Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) ka aktualisht 64 projekte në proces, nga të cilat 19 ndodhen në fazë të avancuar, ndërsa tre prej tyre janë gati për ndërtim. Mes projekteve kryesore përfshihen rikonstruksioni i Pallatit të Kongreseve, rivitalizimi i stadiumit “Selman Stërmasi” dhe zhvillimi i Korpusit të Inspektorateve, së bashku me Shtëpinë e re të Fëmijës.

Të dhënat u bënë të ditura në një panel diskutimesh i cili u mblodh në Pallatin e Kongreseve në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, Klik Ekspo Group, ë këët vit vjen në edicionin e  të tij.

Drejtori i Investimeve në Korporatën Shqiptare të Investimeve, Gert Hekurani, prezantoi modelin e bashkëpunimit me sektorin privat, përmes të cilit synohet të realizohen investime në prona shtetërore, duke shfrytëzuar kapitalin e sipërmarrjes.

“Kalimi i një prone shtetërore në pronësi të sektorit privat i jep këtij të fundit mundësinë të investojë kapitalin e tij. Ne jemi sot në Pallatin e Kongreseve, i cili është pjesë e projekteve të Korporatës Shqiptare të Investimeve për rikonstruksion”, u shpreh Hekurani.

Ai shpjegoi se ky model realizohet përmes konkurseve ndërkombëtare, ku sipërmarrjes i vihen në dispozicion pjesë të pronës shtetërore, ndërsa në këmbim sigurohen investimet për rikonstruksionin apo zhvillimin e objekteve.

“Si funksionon ky model? Nëpërmjet konkurseve tona ndërkombëtare, të cilat janë publike dhe transparente, ne vëmë në dispozicion të sipërmarrjes pjesë të pronës shtetërore dhe, në këmbim, në rastin konkret, sigurojmë rikonstruksionin e objektit”, deklaroi ai.

Duke u ndalur te projektet që po zhvillon Korporata Shqiptare e Investimeve, Hekurani bëri të ditur se 19 prej tyre kanë arritur në një fazë të avancuar, ndërsa tre janë gati për ndërtim.

“Korporata e Investimeve ka 64 projekte në proces, nga të cilat aktualisht 19 janë në fazë të avancuar. Do të ndalesha në tri prej tyre, të cilat janë gati për ndërtim”, tha Hekurani.

 

Një nga projektet kryesore është rikonstruksioni i Pallatit të Kongreseve, ku, sipas Hekuranit, Korporata Shqiptare e Investimeve përfiton 46% të aksioneve të projektit.

Një tjetër investim i rëndësishëm është ai për stadiumin “Selman Stërmasi”, i cili parashikon jo vetëm rivitalizimin e impiantit sportiv, por edhe transformimin e zonës përreth, me synimin për ta kthyer atë në një qendër të re zhvillimi urban për kryeqytetin.

“Një tjetër projekt madhor është stadiumi ‘Selman Stërmasi’, ku nuk do të bëhet vetëm rivitalizimi i stadiumit, por edhe i zonës përreth, e cila, sipas vlerësimit tonë, do të kthehet në një pol të ri zhvillimi për Tiranën”, theksoi drejtori i Investimeve në AIC.

Hekurani prezantoi gjithashtu projektin për zhvillimin e Korpusit të Inspektorateve, i cili përfshin edhe ndërtimin e Shtëpisë së re të Fëmijës. “Një tjetër projekt është zhvillimi i Korpusit të Inspektorateve, së bashku me Shtëpinë e re të Fëmijës, ku do të krijohet një ambient modern dhe i sigurt për fëmijët”, deklaroi ai.

Siguria juridike, klima e investimeve dhe korrupsioni,

Leka: Konsultimi me komunitetin përmirëson projektet

 

Në diskutimin mbi investimet dhe klimën e biznesit në Shqipëri, drejtorja e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve të Shqipërisë, Diana Leka, evidentoi katër shtyllat kryesore që ndikojnë në vendimmarrjen e investitorëve, duke u ndalur te besimi në institucione, siguria juridike, efikasiteti dhe koordinimi institucional.

Leka bëri të ditur se Këshilli i Investimeve ka krijuar një bazë të dhënash me problematikat e evidentuara nga investitorët, të cilat janë grupuar sipas shqetësimeve kryesore që ndikojnë në realizimin e investimeve.

“Ne kemi ngritur një bazë të dhënash me problematikat e investitorëve, të cilat i kemi grupuar. Në parim, janë katër shtyllat kryesore me të cilat përballet një investitor përpara se të ndërmarrë një investim”, u shpreh Leka.

 

Sipas saj, përtej synimit për të siguruar fitim, investitorët kërkojnë një mjedis të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm, veçanërisht sa u përket politikave fiskale dhe marrëdhënieve me institucionet.

“Hapi i parë për të është fitimi, por që ky fitim të jetë i qëndrueshëm, investitori duhet të ndërtojë besim te institucionet. Këtë besim e bazon te parashikueshmëria e ndryshimeve të mundshme fiskale”, theksoi ajo.

Një tjetër element thelbësor, sipas Lekës, është siguria juridike dhe respektimi i të drejtave të pronësisë, të cilat mbeten ndër shqetësimet e investitorëve.

“Më pas vjen siguria juridike, ku veçohet shqetësimi për respektimin e të drejtave të pronësisë. Megjithatë, me ngritjen e Korporatës së Investimeve, siguria në këtë drejtim është forcuar”, deklaroi Leka.

Drejtorja e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve u ndal edhe te rëndësia e respektimit të afateve ligjore dhe administrative, duke theksuar se çdo vonesë mund të ndikojë në planifikimin dhe realizimin e investimeve.

“Së treti, do të përmendja efikasitetin, sepse çdo projekt ka një afat ligjor dhe kohor. Në përputhje me këto afate, biznesi harton planin e tij të investimit”, tha ajo.

Një vëmendje të veçantë Leka i kushtoi koordinimit mes institucioneve dhe konsultimit me komunitetin, duke e cilësuar këtë proces si të rëndësishëm për përmirësimin e projekteve dhe uljen e korrupsionit.

“Së katërti, do të nënvizoja çështjen e koordinimit institucional dhe ndërveprimit me komunitetin, veçanërisht për projektet e mëdha. Kjo është një qasje që Korporata e Investimeve kërkon të zbatojë në vend dhe që duhet të ndiqet nga e gjithë qeveria. Konsultimi dhe ndërveprimi e bëjnë projektin më të mirë në zbatim, ulin korrupsionin dhe i bëjnë të gjitha palët pjesë të procesit”, nënvizoi Leka.

Deklaratat e përfaqësuesve të Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe Këshillit të Investimeve evidentojnë dy aspekte të rëndësishme të zhvillimit të projekteve në vend: përfshirjen e kapitalit privat në zhvillimin e pronave shtetërore dhe nevojën për të garantuar siguri juridike, parashikueshmëri fiskale, efikasitet administrativ dhe konsultim me komunitetin gjatë realizimit të investimeve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights