Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image 595

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së, Klajdi Zhilla, i akuzuar për korrupsion aktiv dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Ai dyshohet se i ka kërkuar një biznesmeni në zonën e Kombinatit shumën prej 1 mijë eurosh për të mos kryer veprimet ligjore lidhur me tendën e lokalit që kishte zënë hapësirën publike. Para gjykatës, Zhilla ka deklaruar se takimi me biznesmenin, i cili gjithashtu ka bërë denoncimin, kishte për qëllim vetëm zbatimin e urdhrave të inspektorit tjetër, Geraldo Fuçia, i cili po ashtu ndodhet në burg për të njëjtën çështje.

Fuçia dyshohet se ka organizuar skemën e korrupsionit, duke i propozuar qytetarit marrjen e parave dhe mos heqjen e tendës. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights