📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 09 12 103200 1024x620

Një 41-vjeçar shqiptar në Greqi është arratisur mbrëmjen e së premtes gjatë transferimit të tij nga burgu i Nigritës, teksa po shkonte në Spitalin e Përgjithshëm të Seresit.

Sipas raportimit të medias greke, Protothema, shqiptari është ndihmuar nga një grup i armatosur me kallashnikovë, të cilët bllokuan rojet e burgut në oborrin e spitalit, duke i hapur rrugë kështu largimit të 41-vjeçarit. Ky i fundit arriti të marrë armën e shërbimit të një prej rojeve.

Gjithçka ndodhi rreth orës 23:30 (me orën greke), të premten (11 shtator), jashtë pavijonit psikiatrik të spitalit. Bashkëpunëtorët e të dënuarit erdhën me automjete të ngjashme me ato të Policisë Helene, duke konfuzuar kështu rojet që shoqëronin shqiptarin.

41-vjeçari është arrestuar një vit më parë nga Departamenti i Krimit të Organizuar për përfshirje në një tentativë vrasjeje në një kantinë në Selanik, si dhe njihet nga autoritetet për precedentë në fushën e trafikut të armëve dhe lëndëve narkotike.

Policia greke ka ngritur menjëherë alarmin dhe ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e 41-vjeçarit shqiptar dhe bashkëpunëtorëve të tij, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është lokalizuar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights