Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Tre pengje

Grupi militant palestinez Hamas pritet të dorëzojë sot tre pengje izraelitë në këmbim të lirimit të një grupi prej 183 të burgosurish palestinezë, në fazën e fundit të marrëveshjes së armëpushimit që synon t’i hapë rrugën fundit të luftës 15-mujore në Gaza.

Ky shkëmbim është i fundit në një seri shkëmbimesh që deri më tani kanë kthyer 13 pengje izraelitë, si dhe 5 punëtorë tajlandezë të rrëmbyer gjatë sulmit të Hamasit dhe 583 të burgosur e të paraburgosur palestinezë.

Frika se marrëveshja mund të zhbëhet para se të gjithë pengjet të lirohen është rritur që nga thirrja e papritur e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump që palestinezët të zhvendoseshin nga Gaza dhe që enklava t’i dorëzohej Shteteve të Bashkuara dhe të zhvillohet në “Rivierën e Lindjes së Mesme”.

Negociatat për një fazë të dytë armëpushimi filluan këtë javë. Me këtë synohet kthimi i pengjeve të mbetura dhe tërheqja e plotë e trupave izraelite nga Gaza në përgatitje për një fund të plotë  të luftës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights