Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për 42-vjeçaren shqiptare Elona Kalesha, e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish-partnerit të saj, një çështje që ka zgjatur për vite.
Ata kishin udhëtuar drejt Italisë për të pritur lirimin e djalit të tyre nga burgu, i cili në atë kohë ishte në një lidhje me Kaleshën. Pas mbërritjes, familjarët humbën çdo kontakt me ta, çka çoi në denoncimin e zhdukjes nga vajzat e çiftit.
Gjatë gjykimit, e pandehura ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në krim. Megjithatë, sipas përfundimeve të hetimeve, autoritetet italiane e konsideruan atë si personin kyç pas vrasjes. Prokuroria ka lënë të hapur mundësinë se krimi mund të jetë kryer me ndihmën e një personi tjetër, por deri tani nuk është identifikuar asnjë bashkëpunëtor. Me këtë vendim të formës së prerë nga Kasacioni, çështja mbyllet përfundimisht në planin gjyqësor.
