📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Ura e vashes1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku një 39-vjeçar ka humbur jetën në lumin Mat.

Viktima ka qenë pranë Urës së Vashës dhe ka rënë aksidentalisht në lumë.

Banorët kanë nisur kërkimet, teksa në ndihmë të tyre kanë shkuar policia dhe palumbarët. Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 33-vjeçarit.

Viktima ishte alpinist. Po i bënte foto grupit, kur rrëshqiti nga shkëmbi

Viktima quhet Erkin Lika 39 vjeç dhe bënte pjesë në grupin e kërkim shpëtimit për rastet e shpëtimit të aksidenteve.

39-vjeçari alpinist ka qenë bashkë me grupin duke bërë stërvitje, dhe teksa ka qenë duke u bërë foto grupit, ka rrëshqitur nga shkëmbi, në faqen shkëmbore të urës së Vashës.

Në vendngjarje kanë ardhur edhe grupi i forcave të kërkim shpëtimit malor të Kosoves. Terreni i vështirë me guva shkëmbore ua vështirëson gjetjen e trupit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights