📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Zvicer sd

Një zjarr i madh shpërtheu gjatë natës në një pallat në qytetin e vogël Tousis, në Zvicrën lindore, duke lënë të plagosur tetë persona, ndërsa pesë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Sipas policisë lokale, incidenti u raportua pak pas mesnatës, gjatë natës mes së enjtes dhe së premtes.

“Një zjarr i madh shpërtheu në Tousis. Një restorant dhe apartamente u dogjën plotësisht. Pesë persona rezultojnë të zhdukur”, njoftoi Policia Kantonale e Grisons.

 

Sipas autoriteteve, 14 persona arritën të evakuoheshin nga ndërtesa e përfshirë nga flakët. Tetë prej tyre kanë mbetur të plagosur, ndërsa gjendja e dy prej të lënduarve është e rëndë. Dy të tjerë janë në gjendje të moderuar dhe dy kanë marrë dëmtime të lehta.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa vijojnë kërkimet për pesë personat që rezultojnë të zhdukur.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights