📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 07 30 170904 sd 800x450

Një pjesë e mirë e Durrësit pa energji elektrike, pasi një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje një magazinë në unazën e Shkozetit.

Sipas informacioneve paraprake të pakonfirmuara ende, zjarri dyshohet se është shkaktuar pasi, për shkak të temperaturave të larta, janë këputur dy kabllo të tensionit të lartë të energjisë elektrike, të cilat dyshohet se kanë rënë mbi magazinë.

Objekti u përfshi nga flakët, teksa raportohet se në zonë ka pasur edhe shpërthime.

Në vendngjarje zjarrfikës dhe forca policie dhe po punohet për shuarjen e zjarrit që kërcënon e 2-3 banesa pranë objektit në flakë.

Si pasojë e tymit të dendur që ka përfshirë zonën, qarkullimi i mjeteve në unazën e Durrësit, Shkozet-Plepa është vështirësuar ndjeshëm. Në zonë janë 6 mjete zjarrfikëse.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights