Këtë të premte SPAK pritet t’i komunikojë akuzën ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për zgjatjen e hetimeve dhe njëherazi do t’i komunikojë akuzën edhe për lotët 5, 6 dhe 7.
GJKKO zgjati hetimet me 3 muaj. Balluku ishte marrë e pandehur vetëm për Tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës.
Balluku mund të mos paraqitet, por të shkojë vetëm avokati Ardian Kalia.
Ndërkohë akuza për këto vepra i është komunikuar Evis Berberti dhe Miranda Shkurtes.
