Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vijon inspektimet në qarqe të ndryshme të vendit, në subjekte që tregtojnë Produkte me Origjinë Bimore (PMB) në qarqet Lezhë dhe Fier.
Trupat inspektuese të AKU-së kryen 16 inspektime, nga të cilat 10 kanë rezultuar pa shkelje të kërkesave ligjore, 5 inspektime u shoqëruan me masën administrative “paralajmërim”, ndërsa në 1 subjekt është vendosur masa administrative “gjobë”, bllokimi i mallit dhe pezullimi i aktivitetit të ambalazhimit të PMB-ve, si dhe do të propozohet revokimi i licencës së ambalazhimit për shkak të shkeljeve të konstatuara gjatë ushtrimit të aktivitetit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin, duke siguruar konsumatorët dhe bizneset ushqimore se institucioni mbetet i angazhuar në zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe në garantimin e sigurisë ushqimore.
